Kronikë

Policia sekuestron prova në dy lokacione në Suharekë, dyshohet për kontrabandë me emigrantë

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale Perëndimi e Policisë Kufitare kanë realizuar kontroll në dy lokacione në territorin e Suharekës nën dyshimin e zhvillimit të aktiviteteve të kontrabandës me emigrant.

Policia në orët e hershme të mëngjesit kanë kryer kontrollin në një lokacion nën dyshimin se aty mund të ketë dëshmi që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘kontrabanda me emigrant’.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 36 pasaporta të RKS-së, një diplomë e kryerjes së Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit), 22 foto të 6 personave të ndryshëm, një transaksion bankar”, njoftoi PK.

Ndërsa, i dyshuari nuk është hasur në atë lokacion.

Gjatë grumbullimit të dëshmive dhe provave, policia ka ardhur në përfundim se edhe në një lokacion të dytë mund të gjinden dëshmi lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.

Në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi, “dy telefona; dy pasaporta të RKS- së, dy transaksione bankare, një diplomë e Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit) dhe një pushkë gjysme automatike me një karikator dhe 28 fishekë të kalibrit 7.62 mm”.

I dyshuari i dytë është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë.

{gallery}