Një grabitje ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Në konfirmimin e rastit, Policia e Kosovës ka thënë se nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person.
Policia ka thënë se po vazhdon hetimin dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndriçimin e rastit.