Kronikë

Arrestohet pasi tentoi të grabiste një shtetas të Shqipërisë

pk

Një ditë pas raportimit të një grabitje Policia në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje.

Sipas Policisë së Kosovës më 24 maj 2021, në orët e mbrëmjes një qytetar shtetas i Shqipërisë, informoi policinë së kishte rënë pre e grabitjes nga persona të dyshimtë, të cilët fillimisht ishin futur në automjetin e tij me targa të Shqipërisë.

Sipas policisë nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një vlerë të hollash në shumën prej 60 euro.

Të dyshimtit e kishin mbajtur viktimën për një kohë, përderisa policia kishte intervenuar dhe i kishte ndaluar. Njësitë policore e morën viktimën e rastit të grabitjes dhe pas intervistës të dyshimtit dhe dëshmitarëve kuptuan së kishim të bënim më rast grabitje.

Në cilësinë e dëshmitarëve policia intervistoj edhe dy persona tjerë. I dyshimti E.B i lindur në vitin 2003, u arrestua dhe me aktvendim te prokurorit të Shtetit u ndalua në afat prej 48 orë.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, dhe njëkohësisht janë në kërkim edhe te një personi tjetër të dyshuar për të cilin ka informata mbi identitetin e tij.