Kronikë

748 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 748 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1273 tiketa trafiku, ndërsa janë shkaktuar 31 aksidente trafiku me dëme materiale, e 23 me të lënduar.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 18 persona.