1 perditesime
17:04

Policia jep detaje për rrahjen në një qendër tregtare në Prishtinë

Policia ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin e rrahjes së një personi në një qendër tregtare në kryeqytet.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë se rasti ka ndodhur më 6 maj dhe i njëjti është trajtuar nga ana e Policisë.

Ai ka thënë se ndaj dy të dyshuarve është proceduar kallëzim penal.

“Rastit të cilit po i referoheni ka ndodhur më 06.05.2021 dhe i njëjti është trajtuar nga ana e policisë me ç’ rast janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që kanë konsistuar në sqarimin dhe ndriçimin e rrethanave të ngjarjes. Për më shumë, ndaj të dyshuarve pas hetimeve të kryera nga ana e policisë, më datë 08.05.2021 është proceduar kallëzimi penal në prokurorinë themelore të Prishtinës si vijimësi e veprimeve të mëtejme hetimore e procedurale”, ka thënë ai për Kohën.

15:50

Sigurimi i një qendre tregtare në kryeqytet rrah një person

Një rrahje ka ndodhur në një qendër tregtare në Prishtinë, ku sigurimi ka sulmuar fizikisht një person.

Siç merr vesh KOHA, rasti ka ndodhur javën e kaluar.

Më poshtë shihni videon e plotë.