5 pistoleta të tipit Ecol Special, Bereta dhe Woltra Combat si dhe 5 revole te ndryshme, 317 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe 2 fishek kalibër i panjohur janë sekuestruar pas vendimit të prokurorit të shtetit në Prizren.
Këto armë janë konfiskuar në shtëpitë e dy personave të dyshuar nga Mamusha të cilët më 3 maj kishin ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, përkatësisht bashkëshortes dhe djalit të tij.
Sipas policisë në P{rizren derisa po zhvilloheshin hetimet për këtë rast ata arritën të marrin informacione se i dyshimti që kishte përdorur dhunë në familje ishte në posedim ilegal të armëve.
Me këtë rast policia ka ndaluar për 48 orë dy të dyshuarit S.B dhe E.B i lindur.
Ata gjatë intervistës kanë pranuan së janë në posedim të armëve ilegale.