Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Drenas

Descriptive Text

Në fshatin Komoran të Drenasit një person ka marrë lëndime nga arma e zjarrit të dielën në orën 10:30, njofton Policia e Kosovës.

Bazuar në informatat fillestare, Policia i ka thënë KOHËS se personi është vetëplagosur nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar dhe i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim.

“Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima është vetëplagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor