Kronikë

Digjet një shtëpi në Pejë, nuk ka të lënduar

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së shtunës në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për KOHËN se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në lagjen “7 Shtatori” të Pejës.

“Sot rreth orës 05:00 të mëngjesit kemi marrë informatë për zjarr në lagjen “7 Shtatori”. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar”, ka thënë Rugova.

Shkaqet që kanë çuar në djegien e shtëpisë nuk dihen ende.