Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Nadakovc.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, segmenti rrugor fshati Nadakovc. Dy vetura janë përfshirë, si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Zahiti.