Kronikë

Arrestohet i dyshuari që grabiti telefonin e një femre në Prishtinë 

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari i cili më datë 22.03.2021 ia grabiti një telefon viktimës femër. 

Gjatë arrestimit, Policia e ka gjetur telefonin te i dyshuari, të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

''Gjatë zhvillimeve të hetimeve është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën  penale grabitje si dhe di sa vepra tjera penale'', thuhet në njoftimin e Policisë.