Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për grabitje në Pejë

Foto: Ilustrim
 

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj A.H. dhe D.T. për shkak të dyshimit se më 5 maj, në Pejë, kishin hyrë në një filial të “IPKO-s” ku kishin grabitur paratë nga punëtori, që në atë kohë ishte duke i numëruar paratë e pazarit të ditës.

Njoftimi nga Gjykata Themelore në Pejë thekson se të pandehurit kishin kryer veprën nën kërcënim të pushkës, ndërsa ishin arrestuar pas largimit nga vendi i ngjarjes.