Kronikë

Për tre muaj, 485 raste të dhunës në familje në Kosovë

dhuna ne familje

Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, 489 persona në Kosovë kanë qenë viktima të dhunës në familje, ku prej tyre, 390 janë të gjinisë femërore dhe 99 mashkullore. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se në total gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 485 raste.

Rajoni i Prishtinës prin me 168 raste për këta tre muaj. Ndërkaq, në rajoni i Gjakovës ka regjistruar 64 raste, i Prizrenit 62, i Pejës 51, i Ferizajt 50, Gjilanit 47, Mitrovicës së Jugut 30 dhe rajoni i Veriut gjithsej 13 raste.

Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar, Policia njofton se janë evidentuar 2069 raste të dhunës në familje, 1362 të gjinisë femërore dhe 469 mashkullore. Nga kjo shifër nënkuptohet se mesatarisht në tremujor ishin nga 517 raste.

“Numri i rasteve është më i vogël se numri i viktimave pasi në një rast ka më shumë se një viktimë”, ka njoftuar Policia.

Policia ka njoftuar se gjatë të hënës kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje në territorin e Kosovës, ku tre persona janë arrestuar.