Kronikë

Aksident në rrugën “Agim Ramadani”, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur tek udhëkryqi në afërsi të objektit të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë të hënën në mbrëmje, ku i lënduar ka mbetur një person.

Në aksidentin në rrugën “Agim Ramadani” janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 22:00, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.