Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për grabitjen e një filiali telefonik në Pejë

Policia e Kosovës të dielën ka arrestuar dy persona, A.H. i lindur në vitin 1996 dhe D.T. i lindur në vitin 2001, si të dyshuar për grabitjen e një filiali telefonik në Pejë më 5 maj.

Dy të dyshuarit kishin grabitur nga arka shumën prej 350 eurove.

Me Urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët: një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator, 12 copë fishek dhe një armë gjahu gjysme automatike.

Të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.