Është arrestuar një person në Vushtrri i dyshuar për therje me thikë të një personi tjetër.
Sipas Policisë së Kosovës, në Stacionin Policor në Vushtrri, në orët e mesditës të së premtes është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale lëndim i rëndë trupor.
“Nga hetimet e para bëhet e ditur se si pasojë e një përleshjeje e ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar nga i dyshuari dhe si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë shkaktuar nga një thikë, ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor dhe po trajtohet në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, në cilësi të provës materiale, nga i njëjti është sekuestruar një thikë ndërkaq, të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale lëndim i rëndë trupor. Ndërsa as intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.