Kronikë

180 ditë burg për personin që kanosi prindërit e tij në Shtime

gjyq

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 180 ditë të pandehurin E.Q., për shkak të veprës penale të kanosjes.

“I pandehuri akuzohet se 08.05.2020, në shtëpinë e tyre në Shtime me qëllim të shkaktimit të ankthit apo frikësimit i kanoset seriozisht prindit – babait E.Q. se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale në mes tyre, për shkak se i pandehuri po kërkonte nga prindërit e tij të shesin shtëpinë, kurse ata nuk pranonin i drejtohet me fjalë; të vras, krejt sendet e shtëpisë ka me i thye, qohna krejt i bëj kërrsh; me këtë veprim tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, pas këtij rasti i dëmtuari me bashkëshorten e tij është larguar nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejte ankese në afat prej 15 ditëve.