Një vajzë është zhdukur në Hajvali që nga dita e martë.
Policia e Kosovës ka raportuar se të mërkurën (dje) babai i vajzës ka njoftuar se vajza është larguar nga shtëpia të martën dhe se nuk dihet vendndodhja e saj. Policia është duke u marrë me rastin.