Kronikë

Arrestohet një person pasi sulmoi me mjet të mprehtë dy të tjerë në një lokal

Dy persona janë sulmuar nga një tjetër derisa ishin brenda një lokali mbrëmjen e së premtes në Studeqan të Suharekës.

I dyshuari ishte i dehur kur sulmoi me mjet të mprehtë personat.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një i dyshuar mashkull kosovar i cili ishte në gjendje të dehur dhe ishin brenda një lokali. Të lënduar nuk ka, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit mbahet për gjashtë (6) orë pastaj të intervistohet”, thuhet në raportin e PK-së.