Kronikë e zezë

Kapet me substanca narkotike në Vërmicë, i caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit

Kapet me substanca narkotike në Vërmicë, i caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit
 

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj të pandehurit D.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit D.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.