Kronikë e zezë

Policia arrestoi dy persona në kufi dhe parandalon kontrabandën me armë e mallra

 

Policia kufitare ka arrestuar dy persona në kufi dhe ka parandaluar kontrabandën me armë dhe mallra.

“Departamenti Policisë Kufitare në vazhdën e angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, për luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale, përfshirë krimet trans-kufitare ka iniciuar disa raste penale: ‘kontrabanda me mallra’, ‘import, eksporti, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse’ dhe ‘posedim i paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike’”, thuhet në njoftim.