Gjykata Themelore në Ferizaj, Dega Kaçanik, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh B.SH. i cili akuzohet se ka kryer vjedhje të rëndë.
Gjykata njofton se personi më 2 prill të këtij viti ishte futur në shtëpinë e A.K. ku me përdorimin e forcës kishte hapur derën hyrëse të shtëpisë, kishte veshur rrobat e djalit të A.K. dhe kishte vjedhur çelësat e veturës, 30 euro dhe 10 dollarë.
B.SH kishte marrë veturën Audi dhe ishte nisur në drejtim të Hanit të Elezit, ku duke kaluar pikën kufitare pa u ndaluar, ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut. I njëjti është kapur nga Policia dhe është arrestuar.