Kronikë

Gjendet i vdekur një 53-vjeçar, dyshohet se bëri vetëvrasje

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Bresalc të Gjilanit, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka theksuar se viktima është gjetur në orët e pasdites, ndërkohë vdekjen e ka konstatuar në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar.

Hashani ka thënë se prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

“Dyshohet për vetëvrasje. Fillimisht rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’”, tha ai.