Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth 11:00, ka pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në lagjen Veternik të Prishtinës.
“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka thënë se Policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike të ekzaminimit që do t'i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit.