Kronikë

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për disa vjedhje të rënda

Sot njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Policia në një lokacion në Fushë Kosovë, kanë arritur që të arrestojë personin e dyshuar: R.B . mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.