Kronikë

Policia konfiskon armë dhe municion në fshatin Drobesh të Vitisë

Zyrtarë policorë nga Stacionit Policor Viti, ka realizuar kontrolle të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në dy lokacione të ndara në fshatin Drobesh të Vitisë. Policia ka kontrolluar pronat e dy të dyshuarve: A.I. (1947) dhe B. I (1955). Tek i dyshuari i parë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë automatike AK-47, pushkë automatike AK-47, katër karikatorë dhe tridhjetë e katër fishekë.

Ndërkaq, te i dyshuari i dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike ‘Tompson’, një pushkë përsëritëse ‘Karabinë’, dy karikatorë dhe tri bajoneta të pushkës.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit, rasti vazhdohet në procedurë të rregullt.