Kronikë

Arrestohet 31-vjeçari në Prizren pasi vodhi paratë e mbledhura për humanizëm

Një 31-vjeçar në Prizren është arrestuar pasi ka vjedhur paratë të cilat janë mbledhur për humanizëm.

Të mërkurën, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një qytetare punëtore në poste ka lajmëruar policinë se një person i dyshuar e ka vjedhur një kuti më të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Në lidhje më këtë rast një qytetar në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, ka ndaluar të dyshuarin dhe e ka informuar policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e ka arrestuar.

I dyshimti së bashku më dëshmitarin janë dërguar në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit i janë gjetur 222 euro, të vjedhura nga arka humanitare.

Policia ka sekuestruar këtë të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshimti K.P i lindur në vitin 1990 është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.

Për këtë rast u informua Prokurori i Shtetit i cili lëshoi aktvendimi për ndalimin e të dyshimtit. Rasti është duke u hetuar.