Kronikë

Katër të ndaluar për dhunë në familje, një në arrati

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin e fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Në rastin e parë në kryeqytet është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Ndërkaq në rastin e dytë, është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur bashkëshorten e tij femër shtetase e Shqipërisë. Ankuesja së bashku me dy fëmijët e saj, pasi që ndihej e rrezikuar nga i dyshuari, janë dërguar në strehimore.

Në fshatin Manastirc në Ferizaj është arrestuar një person pasi që i njëjti, nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. I njëjti më pas është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë e Mitrovicë dy persona kanë sulmuar fizikisht vëllezërit e tyre.

Në Malishevë ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pas një debati vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Malishevë, ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi që ndihet i rrezikuar nga i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit. E në Mitrovicë është arrestuar një mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një zënke ka rrahur vëllain e tij mashkull kosovar. Njëri nga të dyshuarit ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.