Kronikë

Aktakuzë për tre persona për ushtrim të ndikimit

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me inicialet B.G., R.H. dhe D.H., pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas njoftimit, i pandehurit B.G, në bashkëkryerje me të pandehurin R.H, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit D.H, në mënyrë të drejtpërdrejt kanë kërkuar të holla. Me këto veprime të pandehurit B.G dhe R. H, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Ndërkaq, i pandehuri D.H., ka dhënë të holla që të ushtronin ndikim të padrejtë të pandehurit B.G., R.H. kështu që me këto veprime i pandehuri D.H., ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.