Një person në Han të Elezit është rrëzuar nga një lartësi gjatë kohës sa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër.
Sipas Policisë, i njëjti ka pësuar lëndime dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitë policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.