Kronikë e zezë

Prokuroria ende po heton rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj

Prokuroria ende po heton rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj
 

Prokuroria Themelore në Ferizaj është ende në fazën e hetimeve, në lidhje me rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj. Muaj më parë, si shkak i këtij shpërthimi kishin mbetur të lënduar mbi 40 persona. Ndërkaq, një 20-vjeçare, pas dërgimit për trajtim në Turqi, nuk arriti t’iu mbijetojë lëndimeve të rënda.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Vjosa Baftiu nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë siguruar edhe incizimet nga vendi i ngjarjes.