Kronikë e zezë

Deponohen 11.500 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

 

Një grua punëtore në një bankë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ka raportuar se gjatë kontrollit të parave ka vërejtur se nga persona të panjohur janë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Shuma totale e parave të falsifikuara është 11.500 euro.