Kronikë e zezë

Paraburgim për babë e bir për vrasjen në Gradicë të Drenasit

Paraburgim për babë e bir për vrasjen në Gradicë të Drenasit
 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit XH.B. për veprën penale “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe A.B., për shkak të veprës penale “Ndihmë për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, të pandehurve XH.B. dhe A.B. ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, përkatësisht prej datës 06 prill 2021 dhe do të zgjasë deri më datë 06 maj 2021.