Kronikë

Shumë policë në spitalet e Kosovës, shkak i një kërcënimi me thikë

Për kërcënimin e një sulmi me thikë të paralajmëruar në një spital të Kosovës, njësite të shumta policore janë shtuar për të ruajtur rendin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitale rajonale.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia njofton se situata vlerësohet të jetë e qetë dhe nuk ka vend për shqetësim.

“Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend”, thuhet në njoftimin policor.

Ende nuk ka detaje konkrete se nga kush apo nga ku u bë ky kërcënim.

Ndërkohë mediat lokale në veri të Kosovës kanë raportuar në mëngjes se Policia po kontrollon çdo veturë që hyn në zonën e spitalit.

{gallery}