Kronikë e zezë

Aksidentohen dy vetura në Lluzan të Podujevës, një person mbetet i lënduar

Aksidentohen dy vetura në Lluzan të Podujevës, një person mbetet i lënduar
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetaj ka bërë të ditur për KOHËN se aksident ka ndodhur mes dy automjeteve dhe si pasojë e tij një person ka pësuar lëndime trupore.