Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për falsifikim të dokumentit të udhëtimit.
Policia raporton se ajo ka tentuar të udhëtojë duke prezantuar një pasaportë çeke e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.