Kronikë

Arrestohen 19 persona në Pejë, dyshohen për disa vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona nga data 12 mars deri më 19 në Komunën e Pejës. Të arrestuarit dyshohen për veprat: vjedhje e rëndë, vjedhje, mashtrim, kanosje, dhunë në familje, narkotik, armëmbajtje pa leje, sulm, lëndim trupor, rrezikim i trafikut publik dhe vjedhje të shërbimeve.

“Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën kompetente për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin policor.