Kronikë

Hetohet vdekja e një personi i cili u dërgua në QKUK pasi iu përkeqësua gjendja

Ka nisur të hetohet rasti i një personi i cili ka vdekur në Prishtinë në QKUK.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima ishte dërguar në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.