Kronikë e zezë

Gjendet një mjet shpërthyes në Istog

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Vrellë të Istogut është hasur në një mjet shpërthyes. Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:20 ndërsa njësitet relevante policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Policia i ka thënë KOHËS se është njoftuar njësiti për deminim dhe janë në pritje të tyre.