Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Kaçanik, plagoset një person

Gjuajtje me armë në Kaçanik, plagoset një person
 

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Rekë të Kaçanikut. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:15 ku personi është plagosur nga arma e zjarrit dhe më pas është dërguar për trajtim në QKUK.

“Policia është në vendin e ngjarjes duke mbledhur informata lidhur me rastin dhe në identifikimin e persona të dyshuar”, thuhet në njoftimin policor.