Në një kafene në Kaçanik ka ndodhur një rrahje mes disa personave, si pasojë kanë marrë lëndime trupore pesë persona.
Katër prej tyre janë pranuar për tretman në QKMF në Kaçanik e më pas janë dërguar në emergjencën e Ferizajt.
Pas tretmanit ata janë intervistuar dhe janë liruar me procedurë të rregullt.