Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj një personi për grabitje me armë

Gjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit A.B i dyshuar për veprën bashkëkryerje grabitje.

Sipas njoftimit nga Themelorja e Prizrenit, më 12 dhjetor të 2020-s, i A.B. së bashku me F.B i kishin grabitur një personi një telefon në vlerë prej 815 eurosh dhe 107 euro

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim.