Kronikë

Deportohet nga Maqedonia e Veriut kosovari që kërkohej për disa grabitje e mashtrim

Është depërtuar nga Maqedonia e Veriut në Kosovë një i dyshuar kosovar për disa raste grabitjesh dhe mashtrime.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rastet e grabitjeve dhe mashtrimeve kanë ndodhur në Ferizaj, Prishtinë dhe Prizren gjatë vitit 2020.

I dyshuari A.B. është dërguar në ndalim për 48 orë.

“Lidhur me disa raste të grabitjeve dhe mashtrimeve të kryera në Ferizaj, Prishtinë dhe Prizren gjatë vitit 2020, pas një pune hetimore nga hetuesit policorë nga Sektori rajonal në Ferizaj si dhe mbledhjen provave dhe dëshmive materiale lidhur me këto raste, sot nga autoritetet e Maqedonisë Veriore është deportuar në Kosovë i dyshuari A.B., kosovar 21 vjeçar, i cili ka qenë në kërkim”, njoftohet.