Kronikë

Një i vdekur e nëntë të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime në aksidentin në hyrje të fshatit Kijevë, të enjten.

Pesë automjete janë përfshirë në aksident, ndërsa drejtuesi i njëri prej tyre është personi që ka vdekur.

“Rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë (05) automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person (drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë (09) persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, ka thënë Nusret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së rajonit të Gjakovës.

Në vendngjarje janë policia, njësia e zjarrfikësve dhe njësitë tjera emergjente.