Kronikë

Prizrenasi ia vret bashkëfshatarit qenin me armë të gjuetisë

Një person në Prizren ia ka qëlluar me armë gjuetie qenin e gjuetisë bashkëfshatarit. Si pasojë e plagëve qeni i gjuetisë kishte ngordhur.

Policia e Kosovës ka intervenuar në këtë rast, duke e konfiskuar armën e gjuetisë dhe 22 fishekë.

Rasti është cilësuar si “përdorim i armës/dëmtim prone”.

Sipas raportit të Policisë deri te rasti erdhi pasi i dyshuari derisa ishte duke i ruajtur bagëtitë me qenët e Sharrit, i ishte afruar qeni i bashkëfshatarit dhe ia kishte sulmuar qenin. Për të ndaluar këtë sulm, sipas Policisë, i dyshuari ka përdorur armën e gjuetisë duke e qëlluar qenin e bashkëfshatarit.