Rreth 7 kilogramë substanca narkotike janë konfiskuar në pikëkalimin kufitar në Vermicë.
Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës, kjo sasi e narkotikëve është kapur në një veturë gjatë kontrollit nga zyrtarët doganorë, derisa ajo ishte duke hyrë në Kosovë.
“Me datë 28.02.2021, rreth orës 16:05, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, dy persona të dyshuar m/k, me automjetin e tipit Renault clio ngjyrë e kuqe ( targat e njohura për Policinë), kanë ardhur për të hyrë në RKS. Pas dyshimeve të ngritura zyrtari kompetent policor ka kërkuar selektimin për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nga njesiti anti-kontrabandë i Doganës së Kosovës dhe Policia”, thuhet në njoftim.
Nga Dogana njoftohet se dy të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë, derisa veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkërendim me autoritetet kompetente të drejtësisë.
“Gjatë kontrollit të përbashkët nga oficerët doganorë dhe policorë në pjesët anësore te ulëset e pasme të automjetit është hasur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e mbështjella me qese najloni,(sipas matjeve fillestare rreth 7 kilogram). Njësiti i antidrogës së Policisë së Kosovës në Prizren është informuar për tu marr me procedurat e mëtejmë lidhur me rastin, përfshirë matjet e sakta-peshën dhe detaje tjera”, thuhet në njoftim.
-
28 shkurt 2021 20:15
-
Shpërndaje në: