Kronikë e zezë

Të shtëna armësh në një lokal në “Ulpianë”, sekuestrohet një armë zjarri

Të shtëna armësh në një lokal në “Ulpianë”, sekuestrohet një armë zjarri
Arma e cila u sekuestrua nga Policia në afërsi të vendit të ngjarjes, e që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari
 

Të shtëna armësh janë dëgjuar në një lokal në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës sot rreth orës 20:00.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti sipas së cilës, Policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar për shtënie i cili është në kërkim nga Policia.