Kronikë

Ndalohet personi i cili krijoi bashkësi jashtëmartesore me një 16-vjeçare

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim ndaj një personi që ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me një vajzë të mitur.

Sipas njoftimit për media nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se më 19 Korrik 2020, në komunën e Vitisë, i pandehuri S.R., edhe pse ka qenë në dijeni se e mitura është nën moshën 16-vjeçare, me dashje ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me të. E njëjta tani është duke u trajtuar në QKUK, në Prishtinë për shkak të problemeve me shtatzëni.

“Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim.