Kronikë

Tre persona në Mitrovicë e Gjakovë arrestohen për prostitucion

Tre persona janë arrestuar për prostitucion në Mitrovicë dhe në Gjakovë.

Sipas njoftimit nga Policia, një grua dhe një burrë janë arrestuar në Mitrovicë, përkatësisht në motel Flamengo, nën dyshimin e marrjes me prostitucion.

Të dyshuarit janë dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë.

Ndërkaq në Gjakovë, në motel Fontana, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për ‘Mundësim Detyrim në Prostitucion’ të viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.