Policia e Kosovës ia ka kthyer një qytetari kuletën e humbur. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur afër një kompanie të sigurimeve te stacioni policor kufitar Kullë.
policor G.B. pas njoftimit te mbikëqyrësi i tij dhe gjatë verifikimit, është konstatuar se në kuletë janë gjetur letërnjoftimi i qytetarit me inicialet A.F, Komuna Skenderaj, leja e vozitjes dhe të holla 2 x 500 Euro , 1x 100 Euro , 2 x 50 Euro dhe 780 Denar të Maqedonisë së Veriut.
“Zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet policore dhe kanë arritur të gjejnë dhe të vejnë kontakt me pronarin i cili ka ardhur në Stacionin Policor Kufitar Kullë dhe i janë dorëzuar kuleta me të hollat dhe dokumentet. Qytetari - pronari i kuletës ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe ka shprehur mirënjohje të larta për profesionalizimin dhe punën e kryer në shërbim të qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftim.