Kronikë

Arrestohet një person në Prizren, grabiti një zinxhir ari

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi dyshohet se me forcë i ka grabitur një zinxhir ari një gruaje në Prizren.

Gjatë arrestimit të tij, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një mjet të mprehtë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.